Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar pas procedimit penal të protestuesve të FRPD dhe LRI lidhur me protestën që zhvilluan dje para Ministrisë së Brenshme.
Përmes një postimi në “Facebook”, Brahimllari theksoi se ky ishte urdhri i Kryeministrit Edi Rama, “Kjo është loja e një kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij”.
Postimi i plotë:
Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!
Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestojnë kundër një Kryeministri trafikant.
Kjo është loja e një Kryeministri frikacak i cili ka frik nga të rinjtë e vendit të tij.
Të rinjtë nuk do heshtin por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfëri dhe krim.