Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Rinore për Integrim, nuk janë mjaftuar vetëm me protestën e djeshme, por pasditen e sotme kanë tubuar me thirrjet “Xhafaj ik” poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm.
Anëtarët e dy forumeve rinore kanë kërkuar të bindur dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, ndërkohë që me një projektor në hyrje të Ministrisë kanë shfaqur filmin e bosit më të famshëm të drogës Pablo Escobar, “Narcos”.
Kryetarët respektivë të forumeve, Belind Këlliçi (FRPD) dhe Floida Kërpaçi (LRI), kanë paralajmëruar se do të ketë çdo ditë protesta deri në largimin e ministrit Xhafaj.
Sakaq ditën e sotme ndaj 9 të rinjve, të cilët protestuan ditën e djeshme në të njëjtin vend, ka nisur një procedim penal.