Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me tensione të forta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është ngjitur në foltore dhe ka kërkuar të dënohet dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën deputetes
ndërsa ishte duke mbajtur fjalim. Duke mos u pajtuar me veprimin e ndërmarrë nga Ruci deputetët e tjerë të opozitës janë ngritur në këmbë duke bllokuar foltoren.