×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ekskluzive/ Ristani: Rama s’i do njerëzit! Eksperimenton në kurriz të të varfërve

E Enjte, 31 May 2018 10:37

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanin, Edi Rama dhe qeveria që ai drejton duhet të futen në analet e historisë si një prej qeverisjeve dhe liderëve më negativë që ka njohur ndonjëherë populli shqiptarë. Në një intervistë ekskluzive për “55news.al”, z. Ristani, shpjegon arsyet se përse sipa tij, Edi Rama, është një kryeministër me të meta të mëdha, të cilit nuk i interesojnë aspak populli dhe vendi, por vetëm interesat e tij dhe të grupeve që u shërben. Z. Ristani bën edhe një analizë të shkurtër të vijimsisë së Partisë Socialiste në të ardhmen, duke i bartur asaj edhe koston që merr nga keqqeverisja e Ramës.

Çfarë politikani është për ju Edi Rama?

Politika, me pak fjalë, është arti dhe shkenca e qeverisjes së një populli, administrimi i punëve të brendshme dhe të jashtme të një shteti. Duke qenë se, po flasim për politikanë në pushtet, Rama ka marrë të drejtën të qeverisë shqiptarët me detyrimin që, në logjikë të fundit, t’ia u bëjë jetën më të mirë. Vitet në pushtet të Ramës kanë treguar që ai është një demagog manipulator dhe arrivist, cilësi të cilat për hir të së vërtetës, i kanë edhe politikanë të tjerë, por Rama është vetëm i tillë. Për shkak të misionit të tij, për shkak të vizionit që një politikan duhet të ketë, në rastin konkret bëhet fjalë për punën në dobi të mirëqenies së popullit që e ka zgjedhur, politikani duhet t’i dojë njerëzit, të ndjejë dhe jetojë me hallin e tyre, të projektojë reforma që rrisin mirëqenien dhe të punojë me vullnet për t’i realizuar ato. Rama nuk i do njerëzit. Ai i shikon ata në funksion të vetes së tij. Ai i përdor për të kënaqur egon e pushtetit, për t’i grabitur në funksion të pasurisë personale pa kufi. Ai i tall njerëzit dhe eksperimenton pushtetin e tij, sidomos në kurriz të të varfërve.

Këtë nuk mund ta realizonte ndryshe, për veç se, duke ardhur në pushtet me bandat e krimit dhe duke ndërtuar një shtet me kriminelë dhe për kriminelë.

Pyetja juaj merr përgjigje duke analizuar nëse politika e Ramës i ka bërë mirë apo keq popullit të tij, ose duke analizuar nëse shqiptarët kanë më shumë para në xhep gjatë kohës që qeveris Rama, apo jo?! Ose duke parë a kanë më shumë punë, shërbim shëndetësor, arsimor, a marrin shërbime më të shpejta nga administrata shtetërore, më kualitative, a kanë dëshirë të shtuar të jetojnë në vendin e tyre dhe të rrisin fëmijët këtu,  etj., etj...

Përgjigja është negative, Rama dhe politika e tij po i bën keq këtij vendi, rrjedhimisht, për mua, ai është një politikan që duhet t’i përkasë kujtesës negative të këtij populli.

Cila është për ju pika e më e dobët e qeverisjes?

Kjo qeveri është ngritur sipas interesave dhe projektit të kryeministrit Rama, rrjedhimisht ajo mbart dhe pasqyron pikat e dobëta të tij. Për të veçuar mes tyre, unë do të shquaja një; ajo është papërgjegjshmëria. Duke qenë të papërgjegjshëm, Rama dhe ata që ai ka zgjedhur për të qeverisur, nuk pyesin për asgjë, si thotë populli, ‘nuk u bën syri dritë’. Me papërgjegjshmëri ata vjedhin dhe grabisin pasuritë kombëtare, varfërojnë, dhunojnë dhe tallin njerëzit, mbjellin me drogë Shqipërinë, e kthejnë atë në një pikë grumbullimi dhe shpërndarje të kokainës dhe heroinës, injorojnë dhe prishin ëndrrën europiane të këtij populli.

Me rënien e qeverisë ‘Rama’, a do të çahet PS-ja?

Nuk mund të parashikoj me siguri a do të çahet apo jo, ndonëse mendim ndryshe apo kundra dhe grupe politikanësh që shkëputen nga partitë, ka gjithnjë. Një gjë tjetër mund ta them me siguri... Individët dhe partitë që punojnë kundër interesave të popullit të tyre, herët a vonë, përfundojnë keq. Një shembull të afërt, mund të sjellim në vëmendje, Partinë e ish-kryeministrit Italian Matteo Renzi, e cila në zgjedhjet e fundit, humbi më shumë se gjysmën e votuesve të saj./55news.al/

 

 

Login to post comments