Kryetari i Grupit Parlamentar, të Partisë Demokratike, Edmond Spaho drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë, përbuzi akuzat e qeverisë së është opozita ajo që po pengon hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Opozita ka ushtruar gjithmonë presion pozitiv që ju të më bëni sadopak për ecjen e Shqipërisë drejt BE-së. Shkarkoni ministrin e Brendshëm. Nuk mundet Shqipëria të kërkojë hapjen e negociatave ndërkohë që ka një ministër të Brendshëm që vëllai i tij është pjesëtar i grupeve kriminale dhe mafias së trafikut të drogës.
Si mundet Shqipëria të kërkojë hapjen e negociatave kur ish-ministri i Brendshëm është i akuzuar për bashkëpunimin me organizatat kriminale dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Kjo është narko-diktatura e Edi Ramës. 55news.al