×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vasili: Do mbani përgjegjësi për bllokimin e negociatave

E Enjte, 31 May 2018 11:38

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nga foltorja e kuvendit ka deklaruar se Edi Rama dhe qeveria e tij do të mbajnë gjithë përgjegjësinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga negociatat me BE-në.

“Kthimi dhe dhënia e sallës së parlamentit me qira është një shkatërrim parlamentar dhe përgjegjësia bie mbi ju të gjithë si maxhorancë.

Prandaj mos flinsi në emër të procedurave, pasi nuk i njihni fare ato.

Frika nga opozita por edhe strategjia e mirë menduar për ta nxjerë Shqipërinë nga çelja e negociatave me BE-në, është vetëm përgjegjësia e Ramës".

Por kreu i Kuvendit, Ruçi, i ka ndërprerë fjalën edhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Vasilit, i cili po fliste nga foltorja. Ky është dhunim në parlament sepse keni votat tha Vasili.

Më tej Vasili ka mbajtur fjalën e tij nëpërmjet fecebook duke akuzuar se po ligjërohen procedura në shkelje të rregulloreve.

Pjesë nga fjala e Petrit Vasilit

Kjo është sallë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është sallë e të gjithë deputetëve. Rregullorja është e barabartë për të tërë. Në rregullore dhe në statusin e deputetit s’ka deputet të mazhorancës dhe të minorancës, ka të drejta që përcaktohen aty. Në mënyrë përfundimtare ju morët përsipër që ta bënit këtë dhe çdo pretendim i mëtejshëm, nga sot e tutje, është një pretendim i paligjshëm. Ky dhunim i pashembullt vazhdon të mbretërojë në këtë sallë vetëm për një arsye të thjeshtë sepse ekzistojnë ca vota, pasi në funksion të rregullores, në atë që ju morët përsipër mbasi ju bëmë thirrje publike që mos të ndodhë më kjo punë, besoj që kjo sallë dhe çdo qëndrim i yni i mëtejshëm është normal legjitim dhe çdo lloj pretendimi edhe për masa edhe për ndëshkime janë pretendime krejtësisht të paligjshme. Rregullorja nuk ka 70 pika, ku 2 që s'na pëlqejnë nuk i zbatojmë edhe 68 të tjera i zbatojmë.

Përfundimisht ky Kryetar Kuvendi, i cili zbulon skenarin armiqësor nga i cili nuk është çliruar duhet lajmëruar që jemi në pluralizëm, nuk është në Shqipërinë e viteve 90. Njeriu që duhet të ulet poshtë është vetë Kryetari i Kuvendit dhe jo ne. Ne poshtë jemi. Ai duhet të vijë këtu poshtë se nuk e ka vendin atje lart pasi e ka dhunuar këtë rregullore dhe e ka shkatërruar sa s’ka ku të vejë më. Frika për të denoncuar krimin është një frikë e cila po i mundon dhe i dërrmon. Shqiptarët duan t’a dëgjojnë këtë gjë. Nuk kanë asnjë shqetësim dhe janë shumë të qetë që do të largohen ca të tjera kështu që raportimi i Kuvendit është një farsë dhe jemi këtu kundra farsës, e cila ligjërohet nga të gjithë bashkë. Ky është pushtimi i sallës së Parlamentit në sallën e Parlamentit dhe përfundimisht kjo sallë dhe çdo gjë tjetër është një farsë, e cila është farsa e frikës. Këta nuk e mundin dot frikën dhe e kanë shumë tmerr.

Me shumë të drejtë, Majk Pompeo tha që këta janë diktatorët qeveritarë që luftojnë fjalën e lirë, luftojnë edhe të gjitha shprehjet edhe mitingjet dhe çdo gjë tjetër që demaskon këta. Kështu që do vazhdojmë pa u ndalur në këtë sallë sepse sallën nuk na e kanë dhënë këta. Sallën e kemi votuar me votën e popullit dhe populli nuk do njerëz që i përzë nga Europa, që i përzë Shqipëria, të rinj që arrestohen, të rinj që procedohen dhe maskarenjtë e trafikantët rrinë përjashta e u hapen dyert që ata të ikin nga Shqipëria. Kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë dhe këtë nuk do ta lejojmë të ndodhë. Asnjë nuk e ka marrë peng dhe nuk e bën dot çiflig Shqipërinë, qoftë një kryeministër i marrë qoftë një Kryetar Parlamenti i dalë nga shinat dhe qoftë dhe një grup deputetësh që legjitimojnë puçin parlamentar dhe dhunimit e sallës së parlamentit dhe dhënien e saj me konçension. Kështu që përfundimisht nuk mund të ketë asnjë lloj seance normale pa u kthyer legjitimiteti dhe zbatimi i rregullores e cila është dhunuar në çdo komision parlamentar, në sallën e parlamentit, duke e bërë rregulloren për mazhorancën dhe jo rregullore opozitën e të ndryshme. Këta vazhdojnë të bëjnë ca vota që janë ca kartona dhe këta janë të vetë ushtruar në një mazhorancë prej kartoni, prej gëlqereje dhe prej rëre. Dhe si gjithë kështjellat prej rëre është një kështjellë e rënë përfundimisht. Kryetari i Parlamentit përfundimisht në çdo lloj votimi që po kryen po inkriminon sallën pasi po voton kundra çdo rregulli, kundra çdo rregulloreje duke krijuar më së fundmi parlamentin më ilegjitim dhe më të kriminalizuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo u ligjërua përfundimisht. Dhe aspak nuk mund të vazhdojë më kjo senacë dhe çdo vazhdim i mëtejshëm kërkon patjetër që të gjithë duke filluar nga Kryetari i Parlamentit të largohen nga ajo karrige të cilën e dhunuan dhe e poshtëruan.

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 13:35

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...