Fundjavën e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte në Berat në turin e Llogaridhënies publike. Në këtë takim njëri prej qytetarëve ngriti shqetësimin për largimin e padrejtë nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite.
Emisioni ‘BOOM’, ishte në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk është rikthyer në punë.
Gjatë takimit me qytetarët Rama dha urdhër që drejtori i shkarkuar padrejtësisht të rikthehej sërish në postin e tij, por siç duket ky urdhër ka qenë vetëm përpara kamerave, pasi pas tyre ai nuk është interesuar fare për rastin në fjalë.
Pasi, siç thanë edhe tek drejtoria e Tatimeve në Berat vendimi merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, vetëm ajo mund të vendosë për rikthimin e tij në punë.
Në përgjigjen me sms që zyra e kryeministrit i ka kthyer zotit Spahiu shprehet se “Verifikuam letrat dhe gjykata të ka dhënë pagat dhe jo vendimin për rikthimin në punë, ku pas marrjes se pagave do të përbente shkelje ligjore. Të përshëndes”
Sqarim i cili kundërshton premtimin qe vetë kryeministri ka bërë pasi ai i tha: “Mire ke bërë qe ke marrë disa rroga, tani do të rikthehesh edhe në punë”.