Dy fjali tallëse për veriorët të vendosura si koment në foton e Kryemnistrit, i ulur mbi motorin e policisë austriake, janë mbështetur nga Edi Rama.
Teksa dy ndjekës mundohen të tallin veriorët, poshtë komenteve Rama u kthen përgjigje mbështetëse duke ironizuar edhe vetë ai. Rama poston figurat tallëse dhe qesharake në mbështetje të komentuesve.
Urrejtja e Ramës për veriorët shfaqet herë pas here me arrogancë nga kryeministri. I mbani mend përpjekjet e tij për të sulmuar ndërtimin e rrugës së Kombit, apo edhe vizitën e tij drejt Kosovës, në mbarim të kësaj rruge, të cilën e anashkaloi duke udhëtuar nga Maqedonia.
Gjithashtu të freskëta janë euitetet ndaj kuksianëve “barbarë”, “vandalë”. Po ashtu edhe shprehja që irritoi kuksianët “malokëve nuk u ngrihet”.