Shkencëtarët paralajmërojnë prindërit t’i lajnë gjithmonë duart para se të prekin foshnjat për t’i mbrojtur ato nga probleme më të rënda.
Pas një studimi të kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se alergjitë ndaj ushqimeve nxiten nga një kombinim i disa faktorëve, si gjenetika dhe ekspozimi i foshnjave ndaj pecetave të lagura, pluhurit dhe ushqimit.
Alergjitë ndaj ushqimeve prekin gati 1 në 20 fëmijë. Studime të mëparshme kanë treguar se moslarja e sapunit nga trupi mund të reduktojë barrierën e lëkurës.
Autorja kryesore e studimit, prof. Joan Cook-Mills, nga Shkolla Mjekësore Universitare Feinberg, tregon se 35% e fëmijëve me alergji ndaj ushqimeve kanë një gjendje të quajtur dermatiti atopik.
Kjo gjendje lidhet me mutacione të tri gjeneve që ulin gjithashtu barrierat e lëkurës.
Fëmijët u ekspozuan ndaj alergjenëve të pluhurit, letrave të lagura dhe ushqimeve si vezët dhe gjalpi i kikirikut për 40 minuta gjatë një periudhe 2-javore.
Ekspertët sugjerojnë që të kufizohet përdorimi i pecetave të lagura.
Ndërsa prof. Cook-Mills këshillon që t’i lani duart para se t’i mbani fëmijët për të reduktuar ekspozimin e lëkurës së bebeve ndaj alergjenëve ushqimorë.