Gjaku i dhuruar nga të rinjtë mund të ndihmojë të moshuarit duke parandaluar sëmundjet e lidhura me moshën.
Faktorët e gjakut të marra nga kafshët kanë rezultuar në përmirësimin e shëndetit të krijesave më në moshë.
Studimi, i publikuar tek revista Nature, është kryer nga një grup shkencëtarësh nga Kolegji Universitar i Londrës, të cilët thonë se gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të çrregullimeve të lidhura me moshën. Profesoresha Dame Linda Partridge, thotë se këtu përfshihen edhe kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
““Do të thosha që plakja është “perandori” i të gjitha sëmundjeve. Shumë njerëz e cilësojnë plakjen si proces “natyral” që nuk mund të ndërhysh. Por, ne e kemi konsideruar atë gjithmonë si një faktor të rëndësishëm kur bëhet fjalë për trajtimin e sëmundjeve.
Ky hulumtim është pjesë e një vale studimesh dhe eksperimentesh të financuara nga bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel, në start-up-in Ambrosia të realizuar në San Francisko. Pjesë e këtyre eksperimenteve janë bërë 70 pjesëmarrës, të gjithë mbi 35 vjeç.
Pasi morën faktorë gjaku nga vullnetarë të moshës 16-25 vjeç, shkencëtarët vunë re përmirësime të analizave për disa sëmundje.