Shkencëtarët australianë thonë se kanë zhvilluar një analizë gjaku për të zbuluar melanomën në fazat e para.
Analiza është krijuar për të bërë më të lehtë evidentimin e kancerit të lëkurës, para se të bëhet fatal.
Aktualisht, mjekët bazohen në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsisë për të zbuluar melanomën, e cila përhapet shumë shpejt. Shkencëtarët thonë se analiza e gjakut mund të japë rezultate shumë më të sakta se sa syri i njeriut, dhe mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish.
E krijuar nga një grup shkencëtarësh në Universitetin Edith Cowan, në Australi, analiza kap melanomën duke auto-antitrupa të prodhuara nga trupi për të luftuar kancerin në fazën e hershme. Gjatë një testimi, ku u përfshinë 200 persona, gjysma e të cilëve me kancer, analiza rezultoi e suksesshme në 81.5 % të rasteve. Tashmë do t’i nënshtrohet testeve klinike që do të zhvillohen brenda tre vjetësh, në një përpjekje për të përmirësuar saktësinë me 90%. Shkencëtarët shpresojnë që ajo të miratohet për përdorim brenda 5 vitesh.