Nuk është i ftohti ai që sëmur fëmijët, por një sërë gjërash, të cilat do zbulojmë në këtë artikull.
Me ardhjen e dimrit, vijnë edhe një sërë sëmundjesh të stinës dhe mbi të gjitha, gripi.
Bashkë me ne, sëmuren edhe fëmijët tanë, të cilët, përpiqemi t'i mbrojmë duke i mbajtur në ambiente sa më të mbyllura dhe duke i veshur trashë si arinj polarë.
E në fakt, ky është një gabim i madh, sepse nuk është ajri i ftohtë ai që i sëmur.
Përkundrazi, ky i fundit është një aleat në parandalimin e gripit dhe viruseve të stinës.
Sipas një kërkimi të Virginia Tech të Blacksburg (SHBA), të lejosh ajrin e freskët të hyjë në ambientet e mbyllura, ul përqendrimin e mikrobeve, deri në eleminim të tyre pas disa minutave.
Ndaj, ajër, ajër të pastër sa më shumë!
Gripi është një shqetësim që nuk shkaktohet nga i ftohti apo masat ajrore, por nga shtimi i virusit.
Ndaj, është gabim të mbulosh, apo të mbyllësh fëmijët në shtëpi dhe kopshte, pasi kjo nuk e eliminon problemin.
Në periudhat e ftohta, dritaret hapen rrallë për të rinovuar ajrin, një zakon shumë i gabuar, i cili ndihmon shtimin e mikrobeve dhe viruseve, me pasojë infektimin nga fëmija në fëmijë.
Në brendësi të këtyre ambienteve të ngrohta dhe plot me njerëz, virusi gjen hapësirën dhe kushtet ideale për t'u shumuar!
Mendoni që një teshtimë e vetme lëshon në ambient deri në 30.000 mikro organizma që gjenden në pështymë me shpejtësi 160km/h, duke vajtur deri në 10 metra distancë!
Përse sëmuremi atëherë?
Thjesht sepse sistemi imunitar gjatë stinës së dimrit është i ekspozuar më shumë ndaj sforcimeve dhe stresit, pikërisht në periudhën kur shtohet virusi i gripit.
Në të vërtetë, kemi parë që ambientet e mbyllura na sëmurin dhe ndryshimet e temperaturave kur janë të shpeshta.
Lërini fëmijët të luajnë në ambiente të jashtme, ku ka ajër!
Lëngu i portokallit të shtrydhur, një lugë mjaltë në mëngjes dhe virusi i gripit do mundet më mirë dhe në mënyrë më efikase!