×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shenjat paralajmëruese se vuani nga tensioni i lartë i gjakut

Hënë, 16 Prill 2018 12:31

Një nga aspektet më të rrezikshme të hipertensionit është se mund të mos e dini që po vuani nga kjo sëmundje. Në fakt, gati 1/3 e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk e dinë për këtë. Mënyra e vetme për të ditur nëse keni tension të lartë të gjakut është të bëni kontrolle të herëpashershme. Kjo është sidomos e rëndësishme nëse një pjesëtar tjetër i familjes suaj ka tension të lartë të gjakut.

Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për tension të lartë të gjakut:

  • Dhimbje të shpeshta koke
  • Probleme me shikimin
  • Çrregullime të rrahjeve të zemrës
  • Gjak në urinë
  • Dhimbje kraharori
  • Lodhje, dobësi, plogështi
  • Probleme me frymëmarrjen
  • Rrahje në gjoks, qafë ose vesh

Nëse keni këto simptoma, duhet të vizitoheni menjëherë tek mjeku. Mund të keni një krizë hipertensioni që mund të çojë në atak në zemër ose goditje në tru. Hipertensioni i pa trajtuar mund të çojë në sëmundje serioze, si goditje në tru, sëmundje të zemrës, probleme me veshkat dhe sytë. /gazeta shendeti/

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 12:38
Login to post comments