Mjekja londineze: Supa e pulës - 'penicilina e Zotit', më dha fuqi të shërohesha nga koronavirusi

E mërkurë, 25 Mars 2020 09:28

Mjekja 60 vjeçare nga Londra, e cila ishte prekur nga koronavirusi, tregon se edhe pse pati vështirësi ajo u shërua pa panikë me ushqime të zakonshme.

"Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim."

Një mjeke 60 vjeçare në gjendje të rë ndë nga koronavirusi është shëruar vetëm me supë dhe paracetamol, njofton albinfo.ch. Ajo ishte shtrirë në shtrat prej shumë ditësh në shtëpinë e saj në jug të Londrës, por tani është rikuperuar dhe ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.

Dr Gerada, ish drejtuese e Kolegjit Mbretëror të GP, tha që shkoi në punë vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku, dhe pikërisht atëherë filluan si mptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje. Në fillim mendoi se e kishte l odhje nga udhëtimi.

Pasi kishte nisur të kishte shqetësime me fytin dhe ethe, ajo menjëherë vendosi që të moso shkonte në punë, dhe u fut në internet për të marrë më shumë informacion.

E dija që ishte koronavirusi, pasi asnjëherë nuk jam i sëmurë kaq shumë. Unë kisha penicilinën e Zotit, supë pule, e cila dukej se kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer or eksin tim.

Login to post comments