Keni dhimbje koke dhe ankth? Ky është minerali që duhet të konsumoni

E Enjte, 19 Prill 2018 12:35

Vuani shpesh nga dhimbjet e kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja  më e mirë është: Magnezi, një mineral i rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm.

Gati 68% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi 300 reaksione enzimatike në trup. “Në përgjithësi, njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia  Katie Shields. Duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mosmarrja mjaftueshëm e tij mund të shkaktojë shumë dëme. Magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek kapsllëku, thotë Shields.Ky mineral luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe pagjumësi.

Ku mund ta merrni magnezin?

Ndoshta magnezi mund të mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura, të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet. Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë. Në përgjithësi, ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet e kuqe) etj. /Gazeta Shëndeti/

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 13:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...