Me ardhjen e pranverës, rrezet e diellit e shtojnë forcën e tyre duke dëmtuar seriozisht lëkurën tonë,prandaj disa këshilla të cilat na ndihmojnë në këtë rast, që të kontrollemi tek doktori mund t’i gjeni këtu poshtë:
Simptomat e kancerit të lëkurës mund të përfshijnë daljen e një nishani të ri ose ndryshimet tek një nishan ekzistent. Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet është shkaku i parë kryesor dhe i parandalueshëm i sëmundjes dhe mbajtja e kremit me SPF mund të ndihmojë në mbrojtjen tuaj nga rrezet e diellit. Megjithatë ekzistojnë 4 gjendje lëkure që ju vendosin në rrezik më të madh prekjeje nga kjo sëmundje.
Keratosis diellore
Janë njolla të ashpra dhe të pigmentuara që dalin në lëkurë të zbehtë zakonisht pas vitesh të tëra ekspozimi në diell dhe kryesisht shfaqen në fytyrë, duar ose skalp nëse jeni qerosë. Keratosis diellore është shenjë që lëkura juaj është dëmtuar dhe duhet të merrni masa ekstra për t’u mbuluar në diell. Me kalimin e kohës mund të agravojnë në kancer lëkure, megjithatë kjo nuk ndodh tek të gjithë.
Xeroderma Pigmentosum
Kjo gjendje lëkure është e rrallë, e trashëgueshme që mund të shfaqet që në lindje, ose pas 10 vitesh. Duhet të shmangësh çdo ekspozim në diell dhe të tjera burime rrezesh ultraviolet. Njerëzit me këtë çrregullim shpesh preken nga kanceri kur dalin në diell.
Trajtimet e Psoriasis
Të paturit Psoriasis nuk është faktor rreziku, por disa trajtime për këtë çrregullim lëkure siç është trajtimi me dritë ultraviolet psoralen, mund t’ju rrezikojë nga melanoma.
Trajtimet e ekzemave
Njësoj si psoriasis, ekzema nuk është faktor rreziku, por trajtimet për shërimin e tyre mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës.
Shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe përdorimi i kremrave me SPF është mënyra më e mirë për ta parandaluar. Lëkura ka nevojë për kohë për të absorbuar kremit e diellit prandaj aplikoni një sasi të konsiderueshme 20-30 minuta përpara se të dilni nga shtëpia.