×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi/ Çfarë po hanë shqiptarët, shikoni si po na helmojnë

E Enjte, 19 Prill 2018 14:16

Rrugëve të Tiranës, por kam përshtypjen se kjo gjë ndodh edhe në qytete të tjera, gjen pafund luleshtrydhe si këto në foton e mëposhtme, të cilat shiten në çmime relativisht të ulëta krahasuar me muajt e tjerë. Kjo gjë lidhet me sezonin, sepse të gjithë biem dakord se kur frutat kanë sezonin për të dalë në treg, rritet sasia e rrjedhimisht ulet çmimi. Megjithëse luleshtrydhet i kemi parë të shiten edhe në mes të dhjetorit (???).

Të mëdha në masë dhe në ngjyrë që ta bëjnë me sy që prej disa metrash larg, zor se mund t'i rezistojmë të mos e blejmë një tas luleshtrydhe. Por prisni pak, edhe pse të kënaqin syrin kur i sheh, këto luleshtrydhe nuk ngjajnë aspak me ato që hanim vite më parë. Kokrra e luleshtrydhes që bleva unë është në këtë madhësi dhe ngjyrë; e madhe, farëzat e verdha janë shumë të zbehta dhe ngjyra është në nuancat e vishnjes.

Një pamje shumë e largët krahasuar me formën dhe ngjyrën e vërtetë të luleshtrydhes. Dallimi është i dukshëm.

Në vijim po paraqes dy ilustrime më të qarta të dallimit midis një luleshtrydheje normale dhe një tjetre që shitet rëndom.

-640-0-5ad71f3016201

Po, edhe ndodh që tek bimët të ketë mutacione të tilla, por s'është aspak normale që këto forma të përbëjnë pjesën më të madhe të tasit të luleshtrydheve.

Nejse, po e mbyllim një sy tek forma, sepse në fund të fundit rëndësi ka shija. Po për shijen ç'të themi më parë?! Në vijim është pjesa e brendshme e një luleshtrydheje normale të prerë në mes. Pjesa më në brendësi ka një ngjyrë të lehtë roze, ndërsa nga qendra për në periferi, ngjyra errësohet. Tuli i frutit është i njëtrajtshëm dhe nuk vërehet ndonjë ndarje apo vrimë.

Por brenda luleshtrydheve që blemë ne, pamja është e tillë.

Ka të ndara pafund, ngjyra pothuajse është e njëjtë dhe kokrrat nuk kanë aspak shijen karakteristike të ëmbël në të thartë të luleshtrydhes.

Një eksperiment që na shërben për të vërtetuar se këto fruta kanë përmbajtje hormohesh është vendosja e tyre në një enë me ujë. I futa për një natë luleshtrydhet në një enë më ujë të bollshëm dhe ditën tjetër ato kishin humbur edhe atë pak shije që kishin.

Për t'iu rikthyer edhe njëherë qëllimit kryesor të këtij artikulli - rrezikshmërinë që na vjen nga përdorimi i tyre. Hormonet që ne marrim në organizëm kanë të njëjtin efekt që kanë tek bima, fruti apo kafsha e injektuar - rritje e pakontrolluar dhe çrregullime hormonale. Eksperimenti me ujin vërteton faktin se hormonet brenda bimës kanë lëvizur nga brenda frutit drejt ujit, ku sasia e hormoneve është 0; pra nga vendi me përqendrim më të lartë në vendin me përqëndrim më të ulët. I provuam dhe s'kanë as shijen as fortësinë e mëparshme.

Në një artikull të Huggington Post me titull “Why You Should Only Buy Organic Strawberries” (Pse duhet të blini gjithmonë luleshtrydhe organike) shpjegohet sesi qindra kalifornianë kanë probleme me frymëmarrjen, acarimin e lëkurës, dhimbjen e kokës për shkak të pesticideve të zakonshme që përdoren tek luleshtrydhet. Rreziku vinte nga ajri, por edhe nga konsumimi i tyre.

Përdorimi i tyre, por edhe i produkteve të tjera të pakontrolluara, prek hormonet tona, gjë që shkakton çdo lloj problemi tjetër në organizëm, çdo lloj disfunksionimi të mëvonshëm.

Shënim: Për të arritur në këto përfundime, u përdorën luleshtrydhe të blera në vende të ndryshme të Tiranës dhe rezultati ishte pothuajse i njëjtë për të gjitha.

Burimi: Anabel.al

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...