Ushqimet që nuk duhet të konsumoni pas të tridhjetave

Tuesday, 24 Prill 2018 13:14

Me kalimin e viteve sugjerohet ndryshimi i dietës ditore dhe kontrolli i rreptë i ushqimeve, kjo si pasojë e ndryshimit të metabolizmit. Ndiqni këshillat e mëposhtme për të mësuar se çfarë nuk duhet konsumuar pas të tridhjetave:

Buka e bardhë

Duhet ta dini se çdo gjë që është bërë me miell të rafinuar është e ndaluar. Simitet dhe buka e bardhë kanë përmbajtje të lartë të glukozës dhe sheqerit, që mund të ndalojnë prodhimin e kolagjenit dhe shumë proteinave që parandalojnë rrudhat.

Salcë soje

Rrathët e errët dhe të fryrë nën sytë tuaj kanë tendencë të bëhen më të dukshme me kalimin e viteve. Në mënyrë që të zgjoheni të freskët, ju duhet të shmangni ushqimet e kripura si salca e sojës. Besojeni ose jo, 1 lugë gjelle salcë soje përmban 879 mg natriumi!

Gjithashtu sigurohuni që të pini më shumë ujë.

Margarina

Duhet të dini se zëvendësuesit e gjalpit si margarina, zakonisht përmbajnë shumë vajra të hidrogjenizuara. Yndyrnat mund të shpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës tuaj dhe të rrisin ndjeshmërinë kur bëhet fjalë për rrezatimin ultravjollcë.

Supë e konservuar

Sipas studimeve, presioni i lartë i gjakut lidhet me plakjen e parakohshme. Supat e konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit dhe kjo mund të rrisë presionin e gjakut. Një arsye tjetër për të shmangur supat e konservuara është BPA. BPA është një përbërës i zakonshëm në supë të konservuar që lidhet me shtimin e peshës dhe kancerin. 

Koktejle dhe birra

Me kalimin e kohës bëhet më e vështirë për trupin tuaj që të metabolizojë alkoolin në mënyrë efikase. Alkooli mund të prishë rutinën e gjumit dhe ky është një faktor tjetër që çon në shtimin e peshës dhe plakjen e parakohshme. Për më tepër, duhet të dini se alkooli mund të “thyejë” elasticitetin e lëkurës suaj. /shije/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...