Kur rreziku më i madh i vdekjes vjen nga një ... mushkonjë

Premte, 27 Prill 2018 12:44

Nga një publikim i fundit i një raporti, i cili tregonte vrasjen e njerëzve nga kafshët, vihet re një fakt i çuditshëm. Kafsha më e tmerrshme nuk është peshkaqeni, madje as krokodili apo gjarpri, por... një mushkojnë.

Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.

Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.

Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...