×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Drita blu nga telefonat, shkaktar i kancerit të gjirit dhe të prostatës

Hënë, 30 Prill 2018 11:03

Sipas një studimi të fundit ekspozimi ndaj një lloji të dritës blu të emetuar nga dritat LED jashtë shtëpisë, telefonat inteligjentë dhe tabletët mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës.

Environmental Health Perspectives, është revista në të cilën u publikua studimi në të cilin shkencëtarët krahasuan të dhënat mbi ekspozimin ndaj dritave artificiale gjatë natës tek thuajse 2000 pacientë me kancer të gjirit dhe prostatës, dhe rreth 2000 të tjerë

Ata zbuluan se personat e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave blu jashtë shtëpisë gjatë natës janë 1.5-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të gjirit dhe 2-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, krahasuar me ata më pak të ekspozuar. Meshkujt e ekspozuar ndaj niveleve të larta të dritave artificiale brenda shtëpisë janë gjithashtu 2.8-fish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të prostatës, sipas këtij studimi.

“Zbulimi i vërtetë i këtij studimi është se, për herë të parë, mund të shohim ngjyrën në rezolucion të lartë dhe ta lidhim atë me raste individuale”, thotë  Alejandro Sánchez de Miguel, shkencëtar tek Universiteti  Exeter, në Britani.

Ky studimi është i pari që ka vërejtur në mënyrë specifike fuqinë e dritës blu pavarësisht se studime të mëparshme kanë përdorur imazhe satelite për të kalkuluar intensitetit e dritës artificiale gjatë natës,

“Gjatë këtij studimi jemi fokusuar tek imazhet satelitore, sepse satelitët e tjerë nuk mund t’i vërejnë ngjyrat”, ndërkohë që astronautët jashtë stacionit hapësinor munden, shton ai.

“Prandaj, ky është studimi i parë që lidh ekspozimin ndaj dritave blu me rrezikun më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe prostatës”.

Ndërkohë që ekspozimi ndaj dritave të tjera artificiale, si ato me hije të kuqe dhe jeshile, me spektrum të dukshëm – nuk janë lidhur me asnjë lloj të kancerit, citohet në studim. /CNN/

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 11:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...