Ndonëse disa hulumtime sugjerojnë se, vrapimi herët në mëngjes me stomak të zbrazët ndihmon në humbjen e shpejtë të peshës dhe rrit nivelet e energjisë, studimet e tjera konstatojnë se ushtrimet fizike në orët e vona të ditës, atëherë kur trupi është më i ngrohtë, janë ide më e mirë.
Chris Jordan, fiziolog i ushtrimeve fizike i cili ka krijuar një rutinë virale të stërvitjeve, thotë se, koha më e mirë për të ushtruar është ajo kur ju ndiheni në disponim për tu ushtruar.
Personalisht Jordan stërvitet pasdite, sepse atëherë ndihet më në disponim, nuk është aq i lodhur dhe muskujt nuk i ka të lodhur si në mëngjes.
Por mbani mend se edhe kryerja e ushtrimeve fizike në mëngjes është e shëndetshme, sepse e nxitë trupin të furnizohet me energji nga rezervat e dhjamit në vend se t’i djegë muskujt apo karbohidratet.
Plus, stërvitjet në mëngjes ndikojnë që të merrni më shumë vitaminë D./Telegrafi/