Uji është çelësi për të pasur një shëndet të mirë. Ndoshta dhe keni dëgjuar se duhet të pini sa më shumë ujë në ditë. Por pirja e ujit është individuale tek çdo njeri.
Instituti i Mjekësisë (IOM) rekomandon se burrat duhet të pijnë të paktën 13 gota ujë në ditë. Kurse për grate të paktën 9 gota ujë në ditë.
Por nuk është edhe kaq e thjeshtë. Pesha e trupit përbëhet nga 60% ujë.
Çdo sistem që ndodhet në trup ka nevojë për ujë në mënyrë që të funksionojë.
Por sasia e ujit që duhet të merrni varet nga faktorë që përfshijnë: Gjininë, moshën, nivelin e aktivitetit si dhe nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji.
Rekomandimi i IOM për moshën 19 vjeç dhe lart në lidhje me sasinë e ujit që duhet të pijnë është 3.7 litra për djemtë dhe 2.7 litra për vajzat.
Kjo është sasia e përgjithshme e lëngjeve që duhet të keni në ditë, duke përfshirë çdo gjë që hani ose pini.