×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kapriçot e motit, ja si të parandaloni virozat e stinës

Tuesday, 27 Mars 2018 22:26

Kjo ndodh çdo vit: Virozat zbarkojnë menjëherë sapo moti i ftohtë dimëror fillon të largohet dhe temperatura fillon të rritet dalëngadalë derisa të vijë pranvera. Rritja më e madhe e numrit së të prekurëve nga virozat dhe alergjitë  ndodh në pranverë edhe vjeshtë,thonë ekspertët.

 

Në pranverë dhe në vjeshtë, alergjitë sezonale mund të rrisin riskun e infeksioneve, thotë Dr. Bradley Chipps, president i Kolegjit amerikan të alergjisë, astmës dhe imunologjisë.

 

Edhe nëse nuk keni alergji, temperaturat e luhatura dhe era mund të irritojnë rrugët e frymëmarrjes, kanalet e hundës dhe ekspozojnë sistemin imun ndaj ftohjeve dhe infeksioneve, shton ai.  

 

Me kapricot e motit ditët e fundit në Tiranë, kjo situatë bëhet edhe më aktuale. Por çështja është se çfarë mund të bëni për të parandaluar ftohjet kur ndryshon moti?

 

"Mbajtja e një maske tek hunda mund të mbrojë sistemin tuaj imunitar",- thotë Chipps. Edhe në ditët e ftohta të pranverës, duke hedhur një shall rreth fytyrës tënde mund të bëjë një ndryshim të vërtetë, shton ai.

 

Larja e duarve rregullisht, veçanërisht para se të hani ose prekni sytë, hundën, ose gojën, është ndoshta mënyra më e mirë për të mbajtur mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje larg nga trupi tuaj.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 12:06
Login to post comments