×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi i fundit:Vetmia mund të dëmtojë zemrën tuaj. Ja pse

Tuesday, 27 Mars 2018 22:44

Studimet kanë treguar, herë pas here, se shëndeti emocional dhe fizik janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme.  

 

Ajo çka ne ndiejmë, qoftë hidhërim apo gëzim, menjëherë pasqyrohet në shëndetin tonë fizik.

 

Një studim i ri, i botuar së fundmi në revistën Heart, shqyrtoi izolimin social dhe vetminë.

 

Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të izoluar, ose të vetmuar në shoqëri, kanë më shumë gjasa të pësojnë një atak në zemër ose goditje në tru, në krahasim me njerëzit që kanë një jetë sociale active.

 

"Izolimi social gjithashtu duket se rrit rrezikun e vdekjes tek njerëzit, të cilët kanë pasur probleme kardiovaskulare më parë",- thotë studimi.

 

Izolimi shton me 43% rrezikun e sulmit në zemër, ndërkohë vetmia e shton me 49% këtë rrezik.

 

Izolimi dhe vetmia duket të rrisnin ndjeshëm rrezikun e problemeve kardiovaskulare të një personi, në krahasim me njerëzit më socialë.

 

Psikologët rekomandojnë të shpenzoni më shumë kohë më familjarët dhe me njerëz që keni interesa të përbashkëta.

 

Për shembull, duke ndjekur një hobi tuajin, ose duke i'u bashkangjitur një klubi, ka gjasa të jetë një mënyrë e mirë për të krijuar lidhje të reja shoqërore.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 12:12
Login to post comments