×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Historia e trishtë e 13-vjeçares, mjeku nga Zagrebi sjell lajmin e mirë

Saturday, 07 Prill 2018 08:23

Historia e 13-vjeçares nga Lezha në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët”, e cila vuan nga skolioza (shpina e deformuar) dhe ka nevojë për operacion ka prekur mbarë opinion publik, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarë.

 

Mjeku shqiptar në Zagreb, Gëzim Rexhepi pasi është njohur me rastin e Dianës ka telefonuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ për të dhënë lajmin e mirë.

 

Ai tha se, 13-vjecarja do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në datë 11 prill në një klinikë në Zagreb, ndërsa një pjesë e kostos që kushton minimalisht 30 mijë euro do merret përsipër nga komuniteti shqiptar që jeton në Zagreb.

 

“Unë për fat të keq i takoj një grupi që shumë pak kohë të lirë kanë dhe jam fans i rregullt i emisionit tuaj. Mbasi pashë historinë e Dianës vendosa të ofroj ndihmë, pasi kam fëmijë dhe vetë. Unë e thirra Elvisin dhe komunikova me një mjek që Diana të operohet në Zagreb. Me zotin para, në datën 11 prill do fusim Dianën në operacion.

 

Unë nuk merrem me këto lloj operacionesh, por janë koleget e mi. Diana duhet të mbarojë moshën e pubertetit dhe do shohim nëse do ketë nevojë për operacion të dytë. Një pjesë të kostos së operacionit do e sigurojë komuniteti shqiptar në Zagreb.

 

Ky operacion kushton minimumi 30 mijë euro për 12 ditë që do rrijë në spital. Rëndësi ka që Diana të mos ketë komplikacione të tjera”,- tha mjeku Gëzim Rexhepi.

auto screenshot 30 1522438622 796961 1523048943 14880731523051202

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 12:08
Login to post comments