Këngëtarja Xhesika Ndoja para pak javësh prezantoi në rrjetet sociale të dashurin e saj të ri pasanik dhe të pashëm, ndërsa postoi fotot e para duke shëtitur në një limuzinë në rrugët e Vjenës.
Këngëtarja nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk ende dihet nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë kohët e fundit, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.
Por pavarësisht kësaj vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj të 30-të, duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre. Xhesi ka fshirë të gjitha fotot duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me të, veprim që lë të kuptohet se “dashuria e zjarrtë” mes tyre ka marrë fund dhe ata mund të jenë ndarë.
Nuk e dimë nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre ka çuar marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur të dashurin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën. Por siç duket ndonjëherë lidhjet zgjasin më pak seç mund ta mendosh.