Jennifer Pamplona, modelja 25-vjeçare nga Sao Paolo, Brazil, ka kryer një sërë operacionesh plastike vetëm për tu kthyer në sozinë e Kim Kardashian.
Modelja braziliane e ka pasur gjithmonë idhull Kimin për format dhe linjat e saj dhe vendosi të bënte gjithçka për t’u dukur si ajo.
Ajo ka shpenzuar 500,000 $, duke transformuar pothuajse çdo pjesë të trupit të saj, duke hequr katër brinjë dhe duke injektuar katër shtresa silikon në të pasme për të arritur kështu rezultatet që kërkonte.
“Pas gjithë operacionit dhe procedurave të mia jam shumë e lumtur, ndonjëherë mendoj se të gjitha paratë që kam shpenzuar mund të ishin në llogarinë time bankare, por në të njëjtën kohë jam aq e lumtur. Kam shpenzuar shumë para, por ndihem shumë e sigurt me veten time dhe kam fuqinë për të fituar më shumë para për shkak të pamjes time." ka thënë 25-vjeçarja.