Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj po kalon prej ditësh pushimet me familjen e saj në Bahamas.
Në pushime ajo ka marrë me vete edhe vëllain e saj, i cili i ka xhiruar një video që do t’ju shkrijë së qeshuri.
Emina është në breg të detit e ulur duke fërkuar këmbët me gurë, një “manikyr-pedikyr” natyral sipas saj.
Ndërsa i vëllai i shkon nga pas duke thënë: “Kqyre, munesh me nxjerr prej katuni, por kurr smunesh me hek katunin prej saj. Po ça i Zotin je tu ba? Je ardh nBahamas me e ba ktë a?!”
Si natyrë pa komplekse që është, Emina e ka postuar edhe vetë videon, ku më pas ka vijuar me mënyrën tradicionale të saj për përkujdesjen ndaj lëkurës.
“E nxjerr prej katuni, po s’del katuni prej saj”, vëllai kap mat Emina Cunmulajn në plazh on Vidnews.