Këngëtarja botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora i ka shtuar një profesion të ri karrierës së saj, ku s`do e shohim më vetëm si këngëtare por edhe si modele.
Ora është bërë pjesë e agjencisë së modeles së njohur Kate Moss.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ajo, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram tregon e është bërë pjesë e agjencisë, por nuk jep detaje.
“Ekipi i ëndrrave. Jam e entuziazmuar të jap lajmin se tani jam pjesë e Kate Moss Agency”, ka shkruar Rita.