Këngëtarja dhe aktorja e famshme Selena Gomez është gati të lançojë hitin e radhës. Kënga e saj e re do të publikohet më 10 maj dhe ajo është shumë e emocionuar për këtë fakt.
Bukuroshja e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku zbulon se prurja e re quhet “Back to You” dhe është kolona zanore e sezonit të dytë të serialit të saj “13 Reasons Why”. Edhe pse pritej që 25-vjeçarja të vinte me një projekt kushtuar ish-të dashurëve të saj, Justin Bieber dhe The Weeknd, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë shpejt.