Pasi publikoi një foto ku e akuzuan se i kishte bërë fotoshop dhe krahut ka reaguar ish velina e ‘Xing’.
Rashel Kolaneci është një nga vajzat, e cila kryeson listën e femrave shqiptare si përdoruese të photoshopit.
Ajo ndau një foto ku fansat e sulmuan madje e kanë krahasur me një kloun, pasi fytyra e saj dukej e deformuar. Menjëherë pas këtyre akuzave ajo ka ndarë një foto ku duket shumë natyrale pa pikë grimi.
'Mos u shqetëso për atë që mendojnë njerëzit, ata nuk e bëjnë atë shpesh'- ka shkruar Rashl krah postimit të saj duke lënë të kuptohet se është një përgjigje për të gjitha kritikat.
Duhet thënë se publikimet e saj natyrale ngjallin më tepër reagime pozitive pasi duket edhe më tërheqëse