Disa radio në SHBA njoftuan se nuk do ta transmetojnë muzikën e Kanye West, pas deklaratave të bëra prej tij lidhur me skllavërinë.
West u përfshi nga një valë kritikash për mbështetjen ndaj Trump, që ka kritikuar Obamën, si dhe për faktin që e përkufizoi skllavërinë si “zgjedhje”. Emisioni radiofonik “The Morning Bounce”, në Detroit, njoftoi në rrjetet sociale se West e ka ekzagjeruar me deklaratat e bëra dhe se nuk duan më ta dëgjojnë muzikën e tij në kanalin e tyre: “Refuzojmë t’i japim të drejtën e një platforme për t’u shprehur”. Shembullin e këtij emisioni e ndoqën edhe disa radio të tjera, në SHBA.
Javën e kaluar, Kanye West deklaroi për “TMZ”-në: “Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri, duket si zgjedhje. Jemi mendërisht të burgosur”.