Së fundmi, Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me grimin e saj. Ajo është fotografuar në një festë Met Gala në New York këtë fundjavë, por ka qenë pikërisht grimi i saj që na ka surprizuar.
Nga vetë fotot duket se ajo ka zgjedhur të bëjë një grim mjaft natyral por “highlighter-i” i saj nuk është përhapur mirë në fytyrë. Ose këngëtarja ka zgjedhur të krikojë një trend të ri, i cili mund të themi se nuk është aq perfekt sa trendet e fundit që kemi njohur tashmë.