The Weeknd shkroi një album për Selena Gomez të cilin fansat kurrë nuk do ta dëgjojnë.
Këngëtari 28-vjeçar zbuloi se ai realizoi një album të tërë përpara “My Melancholy”, por e anuloi sepse nuk po reflektonte me ndjenjat e tij.
“Para “My Melancholy” kisha një album të tërë gati, nuk ishte melankolik sepse ishte në një kohë tjetër të jetës time. Ishte bukur”, tha ai për Time.
Ai vazhdoi: “Unë s’dua të bëjë diçka që s’e ndjej”, duke shtuar që fansat e tij nuk do t’i dëgjojnë kurrë ato këngë.