Reperi i famshëm amerikan, Sean “Diddy” Combs, i njohur më parë edhe si Puff Daddy dhe P Diddy, ka blerë në ankand një pikturë të Kerry James Marshall për plot 21,1 milionë dollarë.
Mendohet se kjo shumë është më e larta në histori për një vepër të një artisti afro-amerikan.
Piktura e titulluar “Kohët e kaluara” tregon amerikanët me ngjyrë duke bërë piknik, ski në ujë e duke dëgjuar muzikë në parkun e Çikagos. Kjo pikturë është 4 metra e gjerë.
Fillimisht, nga shtëpia e ankandit pritej që kjo pikturë të blihej për 8 milionë dollarë.
Kerry James Marshall është i njohur për pikturat e tij që tregojnë jetën e afro-amerikanëve. Ai ka lindur në Alabama dhe është rritur në Los Angeles, përpara se të zhvendosej në Çikago.