Martesa e princit Harry dhe Meghan Markle ka regjistruar një numër rekord postimesh në Twitter, prej më shumë se 6,6 milionë mesazhe.
“Përdoruesit e internetit kanë publikuar më shumë se gjashtë milionë postime në Twitter për dasmën e princit Harry dhe ish-aktores amerikane Meghan Markel, më shumë se në dasmën e William dhe Kate”, sipas shoqërisë Visibrain.
“Nga e premtja në orën 22:00 GMT deri të shtunën në orën 23:00 GMT, 6 604 498 postime në Twitter janë regjistruar në botë për këtë ngjarje, 5,2 milionë prej të cilave me hashtagun #RoyalWedding”, theksoi shoqëria e specializuar për rrjetet sociale.
“Në të njëjtë fashë orare më 29 prill 2011, ditën e dasmës së vëllait të madh të Harryt, princi William me Kate Middleton, përdoruesit e internetit kishin publikuar 1 821 669 postime në Twitter”, shtoi ajo.
Postimi më i shpërndarë në Twitter (@LucySempey) , rreth 105 000 ripostime në Twitter, tregon një foto të Meghan adoleshente duke pozuar para Pallatit të Buckingham përkrah një fotoje të saj gjatë ceremonisë së martesës.
“Një ditë ju ishin 15 vjeçe dhe pozonit para Pallatit të Buckingham dhe 22 vite më pas ju martoheni me një princ. Surrealiste”, shkruhej në postim.
Princi Harry u martua me Meghan Markle në bazilikën St George të kështjellës Windsor, gjatë një ceremonie që kombinonte shkëlqimin e monarkisë britanike me theksin e kulturës afro-amerikane, para një plejade yjesh.