‘Kam mbetur ende vajzë, fëmija brenda nesh mbetet gjithmonë, edhe kur rritesh, sepse nëse vdes asgjë nuk është më e mundur’.
Monica Belluci ka rrëfyer për jetën, karrierën dhe marrëdhëniet me vajzat e saj në një intervistë për Verissimo.
Artistja 53 vjecare ka folur për jetën, raportin me vajzat dhe meshkujt, duke filluar nga fëmijëria: ’Dhurata më e bukur që më kanë bërë prindërit e mi është që më kanë bërë të ndjehem e dashuruar dhe e lirë’, duke rrëfyer se nëse nuk do të ishte bërë aktore do të bëhej ‘gjinekologe, sepse të sjellësh në jetë fëmijë është gjëja më e bukur në botë’, ose do të ndërtoja nga fillimi shtëpitë e shkatërruara’.
Me pak fjalë punë totalisht të ndryshme nga ajo që bëj tani, por të lidhura fortësisht me pasionin. Dhe duke menduar për vajzat e saj (Deva, 13 vjeç dhe Leonie, 8, të lindura nga martesa me aktorin Vincent Cassel, me të cilin është divorcuar në 2013) ajo i ka uruar atyre të kenë pasione dhe ti bëjnë gjërat që plotësojnë ekzistencën’, të vetëdijshme që kur rritemi të gjithë ne jemi fryt i pasioneve tona dhe i plagëve tona’.