Këngëtarja me fame botërore Rita Ora, nuk ndalon së befasuari ndjekësit e saj jo vetëm me hite, por edhe me video me përmbajtje humori të regjistruara në prapaskena.
Ajo ka xhiruar dy nga pjesëtarët e stafit teksa janë duke treguar muskujt e tyre dhe në një moment, Rita i drejtohet atij duke qeshur: “O budall, kqyrum”.
Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te vetë ajo, por edhe te ndjekësit e saj shqiptar. Për këta të fundit më shumë se batuta rëndësi ka fakti që Rita nuk nguron asnjëherë të flasë shqip.
Ditën e djeshme Rita Ora ka qenë në Munich të Gjermanisë për koncertin e saj të rradhës në kuadër të turit Evropian. /55news.al/