CNN ishte i pari që raportoi akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmime në vendin e punës ngaj grave të aktorit të famshëm të Hollywood, Morgan Freeman.
Aktori i ka mohuar akuzat si dhe ka kërkuar falje për këdo që mund të jetë ndier keq pas raportimit të mediave.
“Të gjithë viktimat e sulmeve dhe ngacmimeve meritojnë të dëgjohen dhe ne duhet t'i dëgjojmë, por nuk është e drejtë të barazojmë incidente të tmerrshme të sulmeve seksuale me komplimente të gabuara apo humor.
"Por unë gjithashtu dua të jem i qartë: nuk kam krijuar mjedise të punës të pasigurta, nuk kam sulmuar gratë, nuk kam ofruar punësim në këmbim të favoreve seksuale” u shpreh Freeman.
Akuzat ndaj aktorit të çmimeve Oscar, janë të fundit në mesin e akuzave ndaj aktorëve meshkuj dhe regjisorëve e agjëntëve, që kanë kapluar Hollywoodin që nga tetori i vitit 2017.
Akuza të ngjashme u janë drejtuar edhe politikanëve në Amerikë, duke inspiruar kështu edhe nisëm në rrjete sociale “MeToo”, të viktimave që ndajnë historitë e tyre të ngacmimeve seksuale dhe abuzimit.
Freeman deklaroi se ndjehet i dëshpëruar që karriera e tij 80-vjeçare, po merr kahje tjetër pas këtyre akuzave.