Konfirmohet/ Ukrainë-Shqipëri më 3 qershor në Evian

Premte, 01 June 2018 18:12

Më në fund është konfirmuar ndeshja e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi, më 3 qershor, në stadiumin e Evianit, siç edhe ishte parashikuar.

Ky takim do të luhet në orën 16:00, pavarësisht kapriçove të Ukrainës.

Kapriço për shkak se policia zvicerane nuk merrte përsipër garantimin e sigurisë së këtij takimi në Gjenevë.

Lojtarët e Christian Panuçit do të kenë mundësi të bëjnë kthesën në këtë miqësore të dytë, pas humbjes 3-0 nga Kosova vetëm pak ditë më parë.

Login to post comments