20 kuriozitete interesante për Kupën e Botës

Saturday, 02 June 2018 14:55

Patjetër që shumë nga ju, që janë fansa të futbollit, janë të informuar për shumë fakte dhe kuriozite nga Kupa e Botës, si për shembull që Gjermania është specialistja e penalltive pasi ka triumfuar në të katërta rastet që ndeshja ka shkuar me penallti, ndërsa Anglia është eliminuar në të tre rastet kur sfida është vendosur nga pika e bardhë. Më poshtë po ju paraqesim 20 kuriozitet më interesante…

1. Federata Angleze e Futbollit nuk pranoi të merrte pjesë në tre edicionet e para të Kupës së Botës (1930, 1934 dhe 1938) sepse e konsideronin veten si “shpikësit e futbollit”. Anglia debutoi në vitin 1950, në veprimtarinë e parë të zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore.

2. Në Kupën e Botës 1930 në Uruguaj, policia vendase njoftoi se nuk lejohen armët në stadium. Gjatë gjithë veprimtarisë, forcat e rendit sekuestruan 1600 revolverë.

3. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, shefi i futbollit italian në atë kohë, Ottorino Barassi, mori në mënyrë sekrete trofeun e Jules Rimet, që ndodhej në bankën e Romës dhe e fshehu poshtë krevatit në shtëpinë e tij. Nazistët dhe fashistët e kërkuan gjatë, por nuk e gjetën. Në vitin 1950, ai ia dorëzoi FIFA-s.

4. Kur Uruguaji shkaktoi gjëmën në vitin 1950, duke mposhtur Brazilin në stadiumin “Maracana”, pesë tifozë e humbën jetën menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Dy prej tyre u hodhën nga taranca e stadiumit, ndërsa tre pësuan infarkt. Thuhet se pas ndeshjes pati edhe vetëvrasje të tjera, por këto pesë viktima u faktuan menjëherë pas fundit të ndeshjes në impiantin mitik.

5. Vetëm pas finales së Kupës së Botës 1950, Brazili hoqi dorë nga fanella e bardhë, me të cilën kishte luajtur deri atëherë dhe veshi fanellën e verdhë, me të cilën është bërë i famshëm në ditët tona.

6. Finalja e Kupës së Botës 1974 mes Gjermanisë Perëndimore dhe Holandës nisi me dhjetë minuta vonesë, sepse organizatorët e ndeshjes kishin harruar të vendosnin flamujt në këndet e fushës.

7. Jean Langenus, gjyqtari i parë i një finale të Kupës së Botës, Argjentinë-Uruguaj, ka qenë i veshur me pantallona treçerkeshe dhe kapele.

8. Si sponsor i vendit organizator, BMW i vuri në dispozicion federatave pjesëmarrëse në Kupën e Botës 1974 vetura luksoze për transportin nga hoteli në ndeshje. Autoritet gjermane ndaluan pjesëmarrësit nga Zaire, që po përpiqeshin t’i merrnin me vete këto vetura në Afrikë, pas eliminimit.

9. Aq e pabesueshme ishte fitorja 1-0, që SHBA arriti ndaj Anglisë në Kupën e Botë 1950 sa një pjesë e madhe e gazetave në Britaninë e Madhe nuk e publikuan lajmin të nesërmen sepse besonin se ishte një gabim në telegrafin e nisur nga FIFA. Pati hipoteza se ndeshja ishte mbyllur 10-1, por telegrafi kishte gabuar. As “New York Times”, nuk publikoi asnjë artikull sepse kishte frikë se rezultati nuk ishte i vërtetë.

10. Kapiteni i Francës në Kupën e Botës 1930, Alex Villaplane, përfundoi në burg pak më vonë sepse u akuzuar për trukimin e garave me kuaj. Më pas, ai tradhtoi vendin e tij dhe u bë pjesëtar i Gestapos Naziste në Paris. Menjëherë pas luftës ai u pushkatua si tradhtar.

11. Rekordin e kartonit të kuq më të shpejtë në Kupën e Botës e ka Jose Batista i Uruguaji, i cili u ndëshkua pas vetëm 56 sekondash në ndeshjen kundër Skocisë, pas një faulli të tmerrshëm ndaj Gordon Strachan.

12. Menjëherë pas fundit të pjesës së parë dhe gjatë pushimit nga koha e rregullt deri te fillimi i shtesës, në Kupën e Botës 1934, mes Italisë dhe Çekosllovakisë, gjyqtari suedez Ivan Eklind qëndronte në dhomën e diktatorit italian Benito Mussolini dhe bisedonte me “Duçen”. Italia fitoi 2-1 në shtesë.

13. Të gjithë futbollistëve të Emirateve të Bashkuara Arabe që do të shënonin gol në Kupën e Botës 1990 iu premtua nga një Rolls Royce. Vetëm dy futbollistë ia dolën të merrnin këtë shpërblim, teksa EBA i humbi të tre ndeshjet në fazën me grupe.

14. Ndeshja që ka pasur më pak shikues në historinë e kampionateve botërore është ajo e luajtur në vitin 1930 në Uruguaji mes Perusë dhe Rumanisë, vetëm 300 bileta të shitura.

15. I njohur si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Ferenc Puskas, ka luajtur për dy shtete në kampionatet botërore, për Hungarinë në vitin 1954 dhe për Spanjën në vitin 1962.

16. Roger Milla i Kamerun, në momentin që zbriti në fushë në ndeshjen kundër Rusisë në Kupën e Botës 1994 ishte 42 vjeç e 39 ditë. Lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë në një Botëror.

17. Mbreti i Rumanisë, Karol II, ishte një tifoz i jashtëzakonshëm i futbollist dhe zgjodhi personalisht futbollistët që do të përfaqësonin vendin ballkanas në vitin 1930, duke kërcënuar edhe punëdhënësit e disa prej tyre që nuk donin t’i jepnin futbollistëve një leje tre mujore.

18. Që nga maji 2014 kanë nisur punimet për të ndërtuar infrastrukturën e Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar. 1000 persona punojnë çdo ditë, të ndarë në tre turne, për të realizuar diçka të tillë.

19. Në momentin që Giuseppe Meazza po merrte vrull për të ekzekutuar penalltinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1938 kundër Brazilit sulmuesit i ranë pantallonat sepse iu këput llastiku. Teksa portieri brazilian nisi të qeshë me të madhe, Meazza i mbajti pantallonat me njërën dorë dhe goditi befasisht topin duke e çuar në rrjetë. Një nga episodet “më të çmendura” në historinë e futbollit20. Vetëm skuadra nga Europa (9) dhe nga Amerika e Jugut (8) kanë marrë trofeun e Kupës së Botës. Kontinentet e tjera (Azi, Afrikë, Amerika e Veriut dhe Oqeani) nuk kanë arritur asnjëherë as në finale. /telesport/

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 15:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...