Në luftën për video-lojën më të mirë të futbollit në botë, “ FIFA 19” ka fituar sërish ndaj Pro Evolution Soccer-it (PES)
Licencën e Champions League, që deri dje e zotëronte Konami, tashmë e ka marrë EA sports, e cila ka bërë më dije se cilësia grafike e lojës së re “FIFA 19” do të rritet.
Disa ditë më parë, kompania amerikane njoftoi se në kopertinën e lojës së re do të jetë sërish Cristiano Ronaldo.
“FIFA 19” do të jetë e disponueshme për PC, Xbox One, PlayStation 4 dhe Nintendo Sëitch.