Gjatë intervistës së tij brenda kafazit pas eventit kryesor të UFC 225, Yoel Romero tha se meritonte fitoren ndaj Robert Whittaker, dhe mesa duket mendimi i tij nuk ka ndryshuar.
Romero nuk arriti të bindte gjyqtarët se bëri mjaftueshëm për të merituar fitoren, megjithëse të paktën në dy raunde dominoi bindshëm.
Fatkeqësisht për “Ushtarin e Zotit”, dy nga tre gjyqtarët nuk e vunë re dominimin e tij dhe ishte Whittaker ai që doli me fitore nga United Center e Chicago-s.
“Sot, nuk ndjej se kam humbur,” shprehet Romero. “Jam kampioni. Është si një film, si Rocky Marciano. Sot, unë jam Rocky i zi, kampioni i njerëzve.”
UFC 225 ka qenë fundjava më e çuditshme për kubanin. Në fillim ai nuk kapi peshën, duke iu hequr mundësia për titullin kampion, dhe më pas erdhi edhe padrejtësia e gjyqtarëve.