Neymar dhe Coutinho ishin në shënjestër sot nga futbollistët e skuadrës së Austrisë të cilët në disa raste i tejkaluan limitet duke ndërhyrë shumë ashpër.
“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është dëmtuar,”- deklaron fillimisht 26-vjeçari i cili më pas flet shkurt për shanset e ‘seleçaos’ në Rusi.
“Duhet të kesh besim tek ëndrra jote. Ne po ëndërrojmë më shumë nga dita në ditë. Ëndrrat nuk janë të ndaluara.”