Siguri ekstreme në Rusi, kreu i “gjelave” mbetet jashtë hotelit

Hënë, 11 June 2018 19:38

Na ndajnë vetëm tre ditë nga fillimi i kampionatit më të madh në botën e sportit dhe pothuajse të gjitha skuadrat kanë zbarkuar në Rusi.

Masat e marra për sigurinë e përfaqësueseve që do të garojnë për çmimin e madh duket se kanë prekur ekstremitetin. Për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Graët ka qenë e pamundur rifutja në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja e ‘gjelave’.

Lajmin e konfirmoi trajneri Deschamps në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme. “I jemi nënshtruar masave të rrepta të sigurisë. Madje as presidenti, i cili kishte dalë gjatë paradites, nuk mund të futej më brenda në hotel, megjithëse kishte një akreditim.”

Mësohet se shkak është bërë makina e Lë Graët e cila nuk kishte targat e sigurimit. Ai pati një bisedë të gjatë, por në fund nuk arriti të bindte për t’u futur brenda.

Franca është e grumbulluar në kryeqytet, në Moskë, në një zonë e cila është e mbuluar nga një pyll i madh dhe që është e ndaluar të bëhet foto.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 21:32
Login to post comments