Benzema jashtë Botërorit/ Emmanuel Makron: Kombëtarja ka rregulla

Hënë, 11 June 2018 21:31

Karim Benzema është lënë jashtë përfaqësueses së Francës për Boëtrorin në Rusi pavarësisht se sulmuesi ka fituar 3 trofe radhazi në “Champions League”. Për të nuk po flitet shumë pasi tashmë dihet se arsyet e lënies jashtë nuk kanë shumë lidhje me sportin.

Për këtë temë delikate ka folur edhe vetë Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili pas opinionit të tij ia delegoi Deschamps meritat për këtë zgjedhje.

“Në fakt unë jam Presidenti i Francës dhe jo trajneri i Kombëtares franceze gjithsesi, mund të them se e dashuroj futbollin dhe në këtë kontekst edhe mund të jap opinionin tim, por në fund të ditës njeriu përgjegjës për përfaqësuesen tonë nuk është asnjë tjetër veç Didier Deschamps dhe unë i besoj gjykimit të tij.

Situata për të cilën flasim nuk është se ndryshon kualitetin e Benzema tek Reali i Madridit, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se prej vitesh shkëlqen në Spanjë dhe ka bërë performanca me nivel në Champions. Sidoqoftë një ekip Kombëtar ka rregulla dhe trajneri e di se edhe një lojtar shumë i talentuar, nëse nuk bëhet pjesë e grupit mund ta shpërbëjë atë”, deklaroi Macron.

Login to post comments