Një prej trajnerëve më të sukseshshëm në Europë, Carlo Ancelotti ka bërë parashikimet e tij për botërorin 2018.
Brazili është ekipi favorit mendon trajneri i ri i Napolit, duke e lidhur me faktin se përveçse një sulmi të fortë, kësaj here amerikano-latinët kanë edhe një mbrojtje solide.
“Brazili besoj se ka më tepër mundësi, duke qenë se trajneri i ri Tite ka ndërtuar një mbrojtje të fortë, e duke marrë në konsideratë sulmin e tyre fantastik, ky miksim i bën më favoritët”, është shprehur trajneri Ancelotti.
Ai evidenton gjithashtu edhe dy kombëtare të tjera, Belgjikën dhe Kroacinë, të cilat sipas do të bëjnë diferencën.