Milani ka bërë gati kontratën e re për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie. Paga e tij do të rritet nga 2 milionë euro në 3, plus bonuset.
Por ka një problem për të, 21-vjeçari është marrë në formë huazimi nga Atalanta deri në fund të sezonit tjetër, e më pas bëhet zyrtarisht kuqezi me derdhjen e 18 milionë eurove.
E sipas Tuttosport, kontrata e re do të hyjë në fuqi pikërisht në finalizimin e transferimit, nga ana formale gjithçka duket në rregull, por në xhepin e 21-vjeçarit deri në fund të sezonit të ardhshëm do të mungojnë 1 milionë euro.