Cristiano Ronaldo do të ketë një ketë një kundërshtar më shumë në Botërorin e Rusisë. Bëhet fjalë për ‘Telstar 18’, topi që do të përdoret gjatë gjithë këtij evenimenti i prodhuar nga kompania e veshjeve sportive ‘Adidas’.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik ‘The Sun’, ky top është prodhuar për të reduktuar ndjeshëm ndryshimin e drejtimit të topit, ndërsa është ende në ajër në rastet e ekzekutimit të goditjeve të dënimit me efekt, siç është rasti i yllit të Portugalisë.
Kjo do të thotë se në këtë pikë janë pikërisht portierët që do të favorizohen duke qenë se shpesh ata janë bërë viktima të goditjeve të tilla pasi e kanë pasur të vështirë përllogaritjen e trajektores së topit.
Tani mbetet vetëm për t’u parë nëse objektivi është arritur, kanë mbetur vetëm 2 ditë nga fillimi i ngjarjes më të madhe futbollistike.