Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, CAS, hodhi poshtë kërkesën e Skënderbeut për pezullimin e përkohshëm të vendimeve të UEFA-s që do t’i jepte mundësinë korçarëve të merrnin pjesë në “Champions League”.
Si rrjedhojë e këtij vendimi Kukësi do të luajë në këtë kompeticion dhe Partizanit iu dha mundësia të marr pjesë në “Europa League”. Klubi kryeqytetas me një postim në rrjet sociale njofton tifozët për vendimin si dhe bën të ditur datën se kur do të nisin përgatitjet për këtë kompeticion.
Njoftimi i FK Partizanit